Dëshmitari i parë i cili po dëshmon kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, duke ju përgjigjur prokurorit në pyetje shtesë, ka thënë në sallën e gjyqit se derisa pretendon të jetë mbajtur në Zllashë e ka dëgjuar të thirret emri “Cali”. Dëshmitari ka thënë se “ishte Cali ai që i kishte drejtuar pistoletën dhe e kishte rrahur për dy herë me radhë”, që siç ka theksuar dëshmitari, është personi që mbante kapelë të kuqe.
Kjo është thënë në pjesë ne fundit të seancës gjyqësore që po mbahet në Dhomat e Specializuara ku prokurori Cezary Michalczuk ka shtruar pyetje shtesë pasi avokati mbrojtës i ka përfunduar pyetjet.
“Prokurori të bëri në pyetje dhe unë lexoja nga deklarata jote kur të pyeta, po e citoj ‘po ky personi(i akuzuari) është i njëjti person si herën e parë, pra ai personi që mbante kapelën e kuqe apo ishte ndonjë person tjetër? Përgjigja jote ishte ‘po ai ishte, Cali, ai ishte personi që më vuri pistoletën’. Pastaj prokurori të pyeti ‘a ndodhi ndonjëherë në një moment që të dëgjoje ndonjë pjesëtar tjetër të UÇK-së t’i drejtohej këtij personi me emrin e tij apo ndonjë emër, përgjigja ishte ‘po e dëgjova njëherë njërin, e mbaj mend një person që tha njëherë-këtu, këtu Cali”, ka thënë prokurori.
Ai ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë nëse e ka dëgjuar emrin e Calit gjatë mbajtjes së tij në Zllashë.
“E konfirmon përsëri se kur ishe në Zllashë e ke dëgjuar të thuhet emri Cali. – Dëshmitari: Po”.
Duke ju përgjigjur prokurorit, dëshmitari ka konfirmuar se një prej arsyeve që ai mendon se i akuzuari është personi përgjegjës është se i ka dëgjuar emrin aty.
“Kur kujton atë kohë lidhur me ato dy të rrahurat që të kanë dhënë aty në Zllashë dhe ti kë dëshmuare dje për ato, dhe të hënën, a kishte diçka të ai personi që të rrahi, a po të mënyra si u sol që të bëri të mendosh se ai ishte komandant, pse mendove që ishte komandant, cfarë pe ti në sjelljen e tij që të bëri të mendosh se ai ishte komandanti”, ka pyetur prokurori.
Ndërsa dëshmitari ka thënë se nuk e ka njohur atë person veçse ka dëgjuar të thuhet aty fjala komandant.
Me thënë të drejtën nuk e kam njohur kush është ai person por e kam dëgjuar herë-herë e kam dëgjua duke u përmend komandant komandant, dhe në bazë të shenjave, kapelës së kuqe dhe uniformës e kam ditur që është ai person dhe ai person më ka rrahur, më ka marrë në dhomë, më ka dërguar nalt më ka rrah”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa në pjesën paraprake të seancës kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, nuk ka treguar ndonjë përshkrim të personit me kapelë dhe kishte deklaruar se ka dëgjuar një emër në një rast por në seancën nuk e tha se cili ishte.
Trupi gjykues e përfunduar seancën për sot derisa ka njoftuar se vazhdojnë nesër nga ora 11:30.
Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.