Dështojnë mbledhjet e dy komisioneve, shkak mungesa e materialit dhe kuorumit

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 15:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e komisionit parlamentar për legjislacion dhe ajo e komisionit për Integrime Evropiane të paraparë të mbahen sot, kanë dështuar.

Arsyeja e mos mbajtjes së këtyre mbledhjeve ishte mungesa e kuorumit dhe materialit shqyrtues.

Në komisionin parlamentar për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ishte e planifikuar të shqyrtohej raporti me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për Buxhetin 2018.

Edhe në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane ishte e paraparë që të shqyrtohej ky projektligj në aspektin e përputhshmërisë më legjislacionin e BE-së.

Që të dy mbledhjet do të mbahen nesër.

Të ngjashme