Dështon digjitalizimi i arkivit komunal

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 10:50 | Nga

Komuna e Vitisë po çalon në ofrimin e shërbimeve online nëpërmjet internetit për qytetarët e saj, e gjithashtu deri tashti nuk është arritur të zbatohet as digjitalizimi i arkivit komunal.

Ndërkaq ende nuk është arritur të sigurohet një numër fiks, pa pagesë, ku qytetarët do të kishin mundësi të bisedonin drejtpërdrejt me zyrtarët komunalë për kërkesa e ankesa, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, Komuna ka zbatuar mirë projektin E Kioska në fshatin Pozheran, ku banorëve u mundësohet të nxjerrin dokumente. Por Administrata komunale e Vitisë çalimin në zbatimin e projekteve e ndërlidh me kushtet e punës dhe me mungesën e hapësirave.

Isak Sadiku, drejtor i Administratës, thotë se janë në pritje të finalizohen edhe disa punime në objektin e ri të Komunës. Pas kësaj do të vendosen në hapësirat e reja, ku edhe do të krijohen kushtet e punës për stafin i cili do të ketë edhe mundësi t’i zbatojë projektet, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme