Për shkak të mungesës së kourumit, ka dështuar formimi i komisionit lidhur me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë.
Paraprakisht grupet parlamentare kanë propozuar deputetët e tyre për anëtarë të këtij komisioni.
Të vetmit që nuk propozuan anëtarët ishin PDK dhe Lista Serbe.
Avdullah Hoti nga LDK tha se ky komision do të merret me mjetet e shpenzuara dhe me efektet e arritura nga këto shpenzime, raporton Ekonomia Online.
“Çështja për hetim e këtij komsioni është përputhshmërinë e mjeteve të shpenzuara dhe e dyta efektet e arritura nga këto shpenzime. Propozojmë që ky komision t’i paraqesë raport Kuvendit në afat prej një muajsh. Propozojmë Lumir Abdixhiku,Vjosa Osmani dhe Ilir Deda”.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi fillimisht tha se komisionet e tilla janë duke shnëdrruar Kuvendin në një prokurori.
Ai më tutje tha se nuk janë të gatshëm që të propozojnë emrat për anëtarë të këtij komisioni, për shkak se kanë nevojë edhe për pak kohë.
“Këto iniciativat për me fillu me kriju hetime vend e pa vend mendoj që mund të na fusin në një cikël të iniciativave të komsioneve hetimore, nuk e di a do ta kthejnë një vend të një prokurorie. Ne nuk jemi të gatshëm t’i japim emrat. Na duhet me u diskutu edhe pak si grup parlamentar”.
Ndërsa nga GP i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke iu referuar fjalës së Memli Krasniqit tha se për shkak se presidenti ka deklaruar se nuk është politik asnjë nga partitë nuk ka nevojë të frikësohet.
“Unë besoj që asnjë parti s’ka nevojë m’u frikësu se presidenti disa herë ka thanë që nuk është politik. Propozojmë që Arbërie Nagavci dhe Drita Millaku të jenë pjesë e këtij komisioni”.
Mirëpo për këtë ka replikuar Memli Krasniqi.
Ai tha se e ka pasur fjalën për presidentin por për ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeministrin aktual Ramush Haradinaj.
“Po folet për qeveri e këtë qeveri e udhëheq kryetari i AAK-së e edhe ajo qeveri që shpresoj që të përfshihet është kryetar i LDK”.
Mospropozimin e emrave nga radhët e PDK- së, Dardan Molliqaj e quajti bllokim të funksionalizimit të komisionit.
“Pa dërgimin e përfaqsueses të njërit prej anëtarëve të komisionit nuk po funksionalizohet. PDK po e bllokon me qëllim formimin e komisioneve. Sa herë që ka tendenca me u hetu presidenti Thaçi, PDK është tu blloku e nuk është e drejtë… Propozojmë që Dardan Sejdiu të jetë anëtar i këtij komisioni dhe pasi na takon ta udhëheqim këtë komision i njëjti edhe ta udhëheq”.
Mirëpo se qeveria do të jetë transparente, tha Teuta Haxhiu nga AAK, raporton EO.
“Transparenca e qeverisë ekziston dhe ne jemi shumë të bindur që do të informohen deputetët për çdo gjë. Ne kemi emrat Muharrem Nitaj dhe Blerim Kuqi”.
Nga Nisma, Bilall Sherifi propozoi deputetin Zafir Berisha.
Ndërsa nga grupi 6+, Albert Kinolli propozoi Fikrim Damkën.