Për shkak të intervistimir të zv.drejtorit menaxhues të AKM-së, Ahmet Shala, intervistimi i ish-anëtarin e bordit të sindikatës së punëtorëve, Haxhi Arifit ishte paraparë të bëhet nga ora 13:00, raporton Ekonomia Online.
Disa prej deputetëve thanë se deri në ora 13:00 nuk mund të qëndrojnë, përderisa në mungesë të kuorumit intervistimi i Arifit është shtyrë për një ditë tjetër.
Ish-zëvendës drejtorin menaxhues në AKM, Ahmet Shala, gjatë raportimit tha se në proceset e privatizimit ka pasur përpjekje për ta dëmtuar procesin.
Ai ka folur edhe për kohën si ministër, ku ai thotë se si ministre është propozuar nga koalicioni i atëhershëm qeverisës apo nga PDK-ja, raporton EO.
“Unë se përjashtoj mundësinë që ka pas përpjekje por jo për të dëmtuar procesin e privatizimit. Unë kam qenë ministër i Kosovës, dhe koalicioni ose PDK-ja. Rreth 200 ndërmarrje janë privatizuar me sa e di unë që nga viti 2007”.