Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite ishte Shqyrtimi i raportit të punës së komisionit për sesionin pranveror 2018 dhe diskutim për auditimin e raporteve të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.
Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, tha se ekziston interesim minimal nga deputetët për mbledhje, raporton Ekonomia Online.
“Po e shihni që ka interesim minimal nga deputetët për të mbajtur mbledhje. Për mbledhjen e ardhshme ju njoftoj me kohë”, tha ai.