Dështon mbajtja e mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 14:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka shpallur të mbyllur mbledhjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim erdhi pasi kabineti qeveritar pati dilema nëse ka legjitimitet mbajtja e mbledhjeve të Qeverisë.

Haradinaj tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mendim në lidhje me këtë çështje.

“Me këto pasiguritë ligjore këtu mua më duhet me kërkuar ndihmën nga Gjykata Kushtetuese. Mundësisht ta trajtojnë me procedurë urgjencë dhe zyra ligjore le të na përcakton a me krijuar vakuum qeverisës apo me vazhdu me punë. Sot e shpalli të mbyllur këtë takim”.

 “Unë nuk e shoh mënyrën që ma zgjedh bazën ligjore takimi politik, duhet ta marr një opinion nga Gjykata Kushtetuese, kërkoj mirëkuptimin tuaj, këtë e bëj sepse nuk kemi siguri që kjo Qeveri mbahet në bazë ligjore dhe mund të thërras takime pa bazën ligjore dhe për këtë duhet të i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”.

Zv.kryeministri Enver Hoxhaj, tha se kjo nuk është qasje e duhur.

“Nuk jam i mendimit me lëviz me një hap të ri të ndërlikimit, nuk mendoj se është qasja e duhur”.

Ministri i Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili, ka kërkuar sqarim se cila janë efekte nëse pytet Gjykata Kushtetuese dhe do të ketë bllokadë për secilën ministri.

“Nëse ne themi se mundët me mbet një institucion pa shërbime dhe duam me dërguar në Gjykatën Kushtetuese cila janë efektet pastaj? A mundemi me pas bllokadë? Vendimi i Gjykatës a e bllokon secilën ministri apo çfarë bën? Nuk po thuhet qartësia dhe është mirë mos me kaluar me iniciativa që e bëjmë më të vështirë”.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se me pyetjen drejtuar Kushtetuese, Qeveria e pezullon punën e saj deri në vendimin e saj.

“Vetë fakti që i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese neve na pezullon punën deri në përgjigjen e tyre për vendimin e marrë”.

Në rend dite në këtë mbledhje ishin një varg vendimesh.

Ky ishte rendi i ditës:

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/dilema-per-mbajtjen-e-mbledhjeve-te-qeverise-smund-te-ndahen-mjete-as-per-zgjedhje/

Të ngjashme