Dështon mbledhja e komisionit për hetimin e deportimit të gylenistëve

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 09:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: 

Pas ardhjes për raportim përfaqësues të Policisë së Kosovës, anëtarët e komisionit nuk janë pajtuar që mbledhja të jetë e hapur për medie, çka ka bërë që pesë deputetë të Komisionit ta lëshojnë mbledhjen, Muharrem Nitaj, Ganimete Musliu, Bahrim Shabani, Haxhi Shala, Hajdar Beqaj.

Anëtari i komisionit, Muharrem Nitaj, tha se mbledhja duhet të jetë mbyllur shkaku i informacioneve.

“Kur kemi të bëjmë me informacione të klasifikuara dhe çështje sensitive është e përcaktuar me ligj që mbledhjet të jenë të mbyllura. Nuk ka nevojë të shkojë në votim,” tha Nitaj para se të lëshojë mbledhjen.

“Sipas ligjit për hetim parlamentar thuhet që kur bëhet demonstrimi provave, mbledhja është e mbyllur. Nuk e dimë a do të ketë sekret shtetëror ende. Mbetet nga i intervistuari të na tregojë”.

“Kemi nënshkru një kontratë për të ruajtur sekretet dhe kjo rrezikon edhe punën tonë”.

Driton Selmanaj, tha se së bashku duhet të vendosin nëse do të jetë e hapur apo e mbyllur.

“Në secilën takim ne duhet të vendosim a të mbyllet apo jo. Mendoj që në secilin rast shikohet, sepse ndodh të kemi edhe kryetarin e Kuvendit edhe Kryeministrin,” tha Selmanaj.

Hajdar Beqaj, tha se në fazën në të cilën ndodhet hetimi mbledhja e hapur e dëmton hetimin.

“Mund të dëmtojnë misioni tonë që e kemi marrë nga Kuvendi i Kosovës. Raporti final do jetë publik për të gjithë. Dëmtohet informacioni apo i humb kredibiliteti derisa zyrtarët na tregojnë a ka pasur shkelje të ligjit apo jo. Nuk na pengojnë mediet por misionin tonë e dëmtojnë”.

Sami Kurteshi, tha se mediet do duhej ta merrnin përgjegjësin për çdo gjë që shkruajnë.

“Mediet do duhej ta merrnin përgjegjësin për çdo gjë që shkruajnë dhe nuk shkruajnë. Përveç kur përmenden emra të fëmijëve dhe çështje personale që dëmtojnë personin drejtpërdrejt, për mu çdo gjë që kish me qenë e hapur do të ishte e mirë”.

“Nuk bëhet seanca e hapur. Ju e dini me çfarë kuadra kemi të bëjmë. Përndryshe do jemi të detyruar ta braktisim mbledhjen”.

Pas vazhdimit të mbledhjes, disa minuta më pas, Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Xhelal Sfeçla, ka njoftuar se mbledhja  në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, të shtyhet për të hënën në ora 09:00.

Sami Kurteshi, tha se nuk është e domosdoshëm të ketë kuorum për diskutim, prandaj propozoi që të vazhdojë mbledhja, duke shtuar se pozita është ajo që po e ndërprenë punën e këtij komisioni duke thënë se kanë diçka me fshehë ose po i fshehin shefat e tyre.

“Kur diskutohet nuk është e domosdoshme të jenë aty të gjithë anëtarët e komisioni. Kjo po shihet se pozita është e interesuar ta pengojë punën e komisionit për arsye që ata i dinë. Ata nëse kërkohet kuorumi ata asnjëherë nuk kanë me marrë pjesë në mbledhje të komisionit. Ata ose kanë diçka me fshehë ose kanë me i fshehë shefat e tyre. Pozita nuk është e interesuar t’i qojë punët përpara. Nuk po japin arsye, pa asnjë arsye e lëshojnë mbledhjen. Kjo ka ardhë në një moment e kemi afatin e caktuar, pozita nuk është e interesuar të bëhet një hetim parlamentar siç e ka caktu Kuvendi, ky hetim nuk ka me u kry kurrë nëse i presim ata”.

Edhe anëtari i komisionit, Driton Selmanaj, u pajtua që mbledhja të shtyhet.

Komisionit hetimor nuk i shkojnë për raportim përgjegjësit për deportimin e turqve

Komisioni Hetimor Parlamentar ka filluar mbajtjen e mbledhjes në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti.

Nënkryetari i këtij komisionit, Driton Selmanaj, ka thënë se ka pritur që të hënë më shumë të intervistuar sot dhe ka pritur përgjigje ndaj kryetarit për numrin e vogël të zyrtarëve që do të intervistohen, raporton EkonomiaOnline.

“Ka pak zyrtarë sot që mund t’i intervistojmë. Ata nuk kanë ardhë. Unë kam pritë një përbërje tjetër sot që kam pritë të intervistohen, por po shoh se ka më pak zyrtarë”.

Kurse, Kryetari i komisionit, Xhelal Sfeçla, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se shumica prej tyre janë me detyrë jashtë Kosovës.

“Kemi thirrë zyrtarët që kanë qenë të angazhuar në deportimin e shtetasve turq dhe zyrtarët përgjegjës në Aeroportin e Prishtinës. Kemi kontaktu policinë dhe kanë qenë të menjëhershëm. Mbledhjen e ardhshme do të përfundojmë me anëtarë tjerë që janë jashtë Kosovës me punë zyrtare. Sot i kemi katër zyrtarë, përgjegjësi për aeroport dhe zyrtarë të tjerë policorë.”

Të ngjashme