Dështon për të pestën herë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat – opozita kërkon interpretim nga Zyra Ligjore

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 13:35 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar për herë të pestë që të bëhet konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje. Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se është shqetësuese se si partia në pushte është duke bojkotuar konstituimin e Komisionit. Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së.

“Siç e shini edhe sot po mungojnë pa arsye deputetët e VV-së. Me të vërtetë është shqetësuese që një parti që është thirru vazhdimisht në sundimi e ligji dhe të drejta pengon iniciativat e cila është duke preokupuar të gjithë qytetarët. Mungesa e VV-së i shton dyshimet për shkak se i frikohen daljes në publik të keqpërdorimeve me rezervat shtetërore”.

“Këto dyshime për mua tashmë janë më shumë se dyshime për shkak se nuk e kemi mbështetjen e partisë në pushtet. Pra sot është hera e pesë e tentimit të kostituimit të këtij Komisioni me të vetmin qëllim që të mbulojnë të gjitha ato dyshime për keqpërdorime për rezervat shtetërore. Ne i kemi dërguar një shkresë Zyrës Ligjore të Kuvendit, tek kryetari i Kuvendit se si të veprohet tutje pas bojkotimit të deputetëve të VV. Ende nuk kemi pranuar ndonjë vendim. Do teë vazhdojmë të bëjmë përpjekje për konstituimim e këtij Komisioni”, tha ai.

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, tha se anëtarët e pozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjes për shkak se nuk dëshirojnë që të zbardhet e vërteta në lidhje me rezervat e shtetit.

Ajo shtoi se mospjesëmarrja e deputetëve të VV-së në konstituimim e këtij Komisioni është duke u bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

“Është e qartë se ata nuk dëshirojnë që të marrin pjesë që të zbardhin të vërteta. Ata nuk marrin pjesë këtë sepse janë nxënës të mirë të Kurtit. Mos pjesëmarrja e tyre këtu është për shkak të urdhrit të Albin Kurtit. Unë propozoj që ky Komision të thirret prapë të premten deri sa ata të lodhen. I kisha bërë thirrje Albin Kurti që t’i lëshoj nxënësit që të vijnë në orën e mësimit”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Pal Lejka, tha se VV-ja është duke fshehur keqpërdorimet, raporton EO.

“Po shishet qartë se ata nuk do të vijë dhe në çdo mënyrë do të mundohen që të pengojnë. Mendoj që kjo duhet të thuhet qartë këtu po e fshehin hajnin, po i fshehin keqpërdorimet dhe po jeni pengues të interesit publik. Mendoj që është e udhës që në ditët në vijim të kemi saktë se kush do të jetë dëshmitarë të mos fshehët të bëhet qartë që mazhornaca e ka interes që t’i mbron ata dëshmitarë”, tha ai.

Ndërkaq takimi i radhës për konstituimin e këtij Komisioni u vendos që të mbahet përsëri të etjen në orën 09:30.

Të ngjashme