Është anuluar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, në të cilën ishte paraparë të raportojë ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi.
Gjithashtu në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.