Kryeparlamenti Kadri Veseli është detyruar ta mbyllë seancën e thirrur nga opozita, për shkak të mungesës së kuorumit.
Ai ka ftuar kryesinë e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në mbledhje prej orës 14, raporton EO.
“Në këto rrethana jam i detyruar të mbylli këtë seancë, dhe në ora 14 ftoj kryesinë e Kuvendit së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në mbledhje të përbashkët”, tha Veseli.