Dështon vaksina kundër Coronavirusit e prodhuar nga Oxford, infektohen të gjithë majmunët

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Vaksina që po prodhohet për koronavirusin nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit mund të mos i ndalojë njerëzit të infektohen nga Coronavirusi, kanë paralajmëruar ekspertët.

Në provat e fundit që u bënë mbi 6 majmunë, vaksina nuk ishte efektive dhe të gjithë u infektuan me koronavirus.

Dr William Haseltine, një ish-profesor i Shkollës Mjekësore në Harvard, zbuloi se majmunët që morën vaksinën kishin të njëjtën sasi të virusit në hundët e tyre si tre majmunët jo të vaksinuar.

Kjo tregon që trajtimi, i cili është financuar me 90 milion nga qeveria, mund të mos ndalojë përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Të ngjashme