Deputetët e Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Vetëm 52 deputetë kanë marrë pjesë në votim, dhe nuk kishte kuorum për të votuar.
Kjo pikë e rendit të ditës u shty për një seancë tjetër.
Rreth Projektligjit për KPK-në, disa muaj më parë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një opinion ligjor nga Komisioni i Venecias.
Bazuar në dy rekomandime të Komisionit, Ministria e Drejtësisë e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës rreth disa javë më parë versionin final të Projektligjit për KPK-në.
Ministrja Haxhiu kishte deklaruar se Projektligji për KPK-në ishte një nga më të rëndësishmit të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.
Projektligji është miratuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës muajin e kaluar.