Franca-Australia, zhvillohet në kuadër të grupit “D” në “Katari 2022”, në stadiumin “Al Janoub” në Al Wakrah.
Për të dytin edicion me radhë të Kampionateve Botërore, Franca dhe Australia do të përballen në ndeshjen e parë të grupit.
Motivi i Francës nga ky kampionat është se dëshiron të bëhet kombëtarja e parë pas vitit 1962, që e mbron titullin e kampionit. Këtë gjë e ka arritur vetëm Brazili.
Franca ka pasur kampanjë negative gjatë Ligës së Kombeve këtë vit me 2 barazime dhe 3 humbje, dhe për shkak këtyre rezultateve ka rënë në pozitën e katërt të ranglistës botërore.
Mungesë e madhe për Francën do të jetë Topi i Artë i këtij viti, Karim Benzema, i cili për shkak të një dëmtimi në kofshë nuk do të mund t’i ndihmojë kombëtarës së tij.
Për trajnerin e Australisë, Graham Arnold, do të jetë Botërori i parë në krye të kësaj kombëtare, por eksperienca nuk i mungon masi ishte asistent në vitin 2006 dhe 2010.
Ky trajner ishte në presion për shkak pasi kishte një ecuri të dobët të kualifikimeve me 1 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, por arritja në Play-off dhe fitoret ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Perusë, i dhanë qetësinë.
Një statistikë e zezë për Francën është e vitit 2002, duke u llogaritur si mbrojtësja më e dobët e titullit, pasi e kishte fituar atë në vitin 1998. Francezët nuk kishin shënuar asnjë gol dhe kishin regjistruar 1 humbje dhe 2 barazime.