Një argjendari në Suharekë është grabitur pak para orës 16:00 nga persona të panjohur.
Me të marrë informacionin, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë pasur edhe shkëmbime zjarri me të dyshuarit.
Nga shkëmbimet me armë zjarri, një polic ka mbetur i plagosur nga një plumb që është kthyer rikoshet.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se gjendja e policit është e mirë ndërsa ai po trajtohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Teksa të dyshuarit kanë ikur me një veturë me targa të huaja dhe janë në arrati.
“Është raportu një rast grabitje një argjendari në Suharekë pak para orës 16:00. Policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Tëë dyshuarit kanë gjuajtë me armë zjarri, një zyrtar policor është plagosur nga plumbi rikoshet. Policia po i ndjek të dyshuarit të cilët kanë ikur me një veturë me targa të huaja. Gjendja shëndetësore e policit është e mirë. Ai po trajtohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, ka thënë Bytyqi.