Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur. ‘BalkanWeb’ raporton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.Bicerri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi djali i efektivit të FNSH ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar ndaj tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.