“Kosova, shtet i xhudos”, është një projekt që sot ka nisur të përjetësohet në Kosovë, një projekt që është miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Për këtë janë ndarë 12 milionë euro për një kornizë strategjike, që do të vlejë për pesë vjet, ku do të përfshihen shumë kapacitete, promovimin e xhudos, dhe jo vetëm, por edhe të Kosovës.klankosova
Të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Xhudos, Agron Kuka, medalistet e arta, Majlinda Kelmendi, Nora Kelmendi, kryetari i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Projekti është përfshirë në gjashtë pika, kryesorja është infrastruktura e zgjeruar, pra do të zhvillohen dhe do të ndërtohen kapacitete të reja, salla të reja, jo vetëm në qytetin e Pejës, por edhe në qytetet tjera të Kosovës. Fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, do të ketë edhe një shkollë të veçantë për trajnerë, për masivizimin e xhudos, që është njëra prej pikave më të rëndësishme.