Detaje nga rasti i 14-vjeçares nga Gjakova që u bë nënë, arrestohet babai i foshnjës

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjakovë ka arrestuar 17-vjeçarin i cili është babai i foshnjës që u lind nga një 14-vjeçare të martën.

Mëngjesin e së martës, një 14-vjeçare nga Gjakova është bërë nënë. Ajo ka lindur fëmijën në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq babai i foshnjës ka ikur nga shtëpia.

Sot, policia e Gjakovës ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë të dyshuarin e moshës 17-vjeçare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari do të intervistohet, pasi ndaj tij është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

Përveç 17-vjeçarit, do të intervistohen edhe familja e tij dhe e të miturës.

17-vjeçari dhe 14-vjeçarja nga Gjakova kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, ndërkaq për veprime të mëtejme ndaj këtij rasti do të marrë vendim sot Prokuroria.

Ndryshe, lidhur me këtë rast, ka raportuar policia përmes raportit 25 orësh.

“BASHKJETESË JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ -Gjakovë, 22.06.2021-06:30.Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur femijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme