Detaje nga vrasja e bokserit shqiptar në Gjermani

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Boxeri amator shqiptar Ismail P. 27-vjeçar është gjetur i vdekur në një pyll në Dolauer Heide në Gjermani. Trupi i tij ishte gjetur i therrur dhe me plagë nga të shtënat me armë.

Të dielën e kaluar trupi u gjet, i therrur me thikë dhe me plagë nga arma.

Hetuesit dyshojnë se shqiptari i cili boksonte nën emrin “Mbreti” si një boxer amator ishte mashtruar nga vrasësi i tij afër një pylli.

Një person raportoi në polici pasi trupi i gjetur në Dolauer Heide u bë publik.

“Mbreti” kishte hipur në një taksi mbrëmjen e të mërkurës, pas disa ndaljeve, shqiptari kishte dalur nga vetura në Dolauer Heide për të kërkuar një shok siç kishte thënë personi.

Ai kishte lënë çantën e tij në taksi, dhe ishte zhdukur brenda pyllit. Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet nën një shtresë gjethesh në një kanal të ujërave të zeza, vetëm disa qindra metra nga ku bokseri kishte zbritur nga taksi natën e së enjtes, shkruan Bild.de

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme