Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme, në orët e mbrëmjes ka konfirmuar se tashmë janë konfirmuar dy raste me Coronavirus në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Vitia tha se pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta në Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ai tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.
Njëri nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77-vjeçare.
IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetëkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.
LEXO EDHE: