Detaje për shenjtërimin e Nënë Terezës

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 17:20 | Nga

Më 3 shtator, në Vatikan do të organizohet një manifestim për Nënë Terezën, bamirësen shqiptare të njohur në mbarë botën. Dom David Xhuxha, përgjegjësi i programit shqip të “Radio Vatikani” ka treguar detaje nga manifestimi në nder të humanistes së madhe.

Xhuxha është shprehur për “Klan Kosova” se për manifestimin në nder të Nënë Terezës, pritet të ketë shumë interesim nga mediat ndërkombëtare.

“Nënë Tereza është ikona më e bukur që ka dhënë ky popull që mishëron jo vetëm vlerat humane e shpirtërore. Nënë Tereza është ikona që Papa Françesku e Vatikani ka dashur që të jetë emblemë e atij qytetërimi të ri”, u shpreh Xhuxha. Ai tha se manifestimi do të nisë në orën 19:30 në bazilikën “Shën Pali” në Romë.

Sipas Xhuxhës, bileta për ta parë manifestimin është falas. Ai tha se edhe televizione nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria do ta transmetojnë direkt shenjtërimin e Nënë Terezës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme