Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës. Nga ky aksident një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Në spitalin e Prizrenit po trajtohen tre familjarët të cilët i mbijetuan këtij aksidenti
Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen nga Kumanova e cila u aksidentua në Kosovë. Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare vdiq në vendin e ngjarjes, ndërkaq tre persona tjerë mbetën të lënduar.
Afrim Jahaj, Drejtor kujdestar në spitalin e Prizrenit ka thënë për Gaztën Express se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima vajzë e moshës rreth 18-vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes. Tre persona janë të shtrirë në spital, një grua dhe dy djem, Njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një operacioni ortopedik, ndërkaq dy të tjerë janë duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit”, ka thënë Jahaj.
Viktima e moshës rreth 18-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Jahaj.