Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Vërmicë të Prizrenit, ku dyshohet se një shtetas i huaj u gjet pa shenja jete.
Më 18 qershor rreth orës 00:42, Policia ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit. Pas marrjes së informacioneve, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë gjetur një person të gjakosur.
Më pas është kontaktuar emergjenca, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë dërguar viktimën, K.A, në spital. Ai është shtetas sirian i moshës 16-vjeçare.
I njëjti ka pasur një plagë që dyshohet se është nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në repartin Otropedik në Spitalin Rajonal në Prizren.
“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, dje rreth orës 16:22 një trup i pajetë është gjetur në Vërmicë. Sipas dyshimeve të para, këto dy raste lidhen me njëra-tjetrën.
Ekipi i Krimteknikës gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka gjetur: Një pistoletë, një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit të panjohur, një telefon dhe disa gëzhoja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.