Detaje të reja për zjarrin që shpërtheu mbrëmë në Lipjan

Prishtinë | 22 Sht 2023 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Lipjan. Policia sot ka dhënë detaje të reja për rastin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga zjarri janë djegur dy objekte përcjellëse, po ashtu janë djegur ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Lipjan 21.09.2023 – 18:35. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë djegur dy objekte përcjellëse, po ashtu janë djegur ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në hetime.

Të ngjashme