Detajet e reja për konceptin Cupra Formentor

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Edhe më parë është raportuar për konceptin e ri të brendit Cupra të Seatit, Formentor, i cili do të jetë një Crossover-Coupe më i veçantë i kompanisë, ndërsa tani janë shfaqur disa detaje të reja në lidhje me të.

Kjo kompani spanjolle e njohur e veturave, sot ka zbuluar disa informata të reja dhe fotografitë të konceptit Cupra Formentor, i cili në fillim të muajit të ardhshëm do të prezantohet në panairin e 89-të të veturave në Gjenevë.

“Në fillim të brendit, duhet të përparoni nëpër faza. Kur kemi vendosur që të fillojmë brendin e ri Cupra është dashur që të ndërtojmë një veturë e cila do të ishte 100 për qind Cupra. Një të tillë do të mund ta shihni në 2019-ën”, ka thënë më herët Alejandro Mesonero-Tomanos, kreu i departamentit të dizajnit në Seat.

Koncepti Cupra Formentor do të jetë plug-in hibrid dhe do të ketë një motor benzinë dhe një elektrik me fuqi në total prej 180 kW/245 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model do të mund të kalojë deri në rreth 50 kilometra vetëm me motorin elektrik.

Gjithashtu, Cupra Formentor pritet të vijë edhe me marshin DSG, karrocerinë DCC, sistemi e shkarkimit të gazrave me katër gypa, instrument-tabelën digjitale, sistemin e navigacionit me ekran 10-inç, timonin “Cupra”, ulëset sportive me pjesën e pasme nga fibra të karbonit, si dhe me disa detaje nga kromi.

Për më tepër, mbetet të presim prezantimin në Geneva Auto Show i cili do të mbahet nga 7 – 17 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme