Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, u paraqit në seancën dëgjimore para Gjykatës Speciale. Për këtë, ai e kishte përgatitur një fjalim.
Fjalimi dhe deklarimi i tij se është i pafajshëm s’ishin krejt karakteristikat e kësaj paraqitjeje. Ish-zëdhënësi i UÇK-së i ka dhënë rëndësi edhe paraqitjes së tij fizike të martën.
Për paraqitjen e sotme, Krasniqi kishte zgjedhur ta vendoste një kravatë kuq e zi, me shqiponja të vogla të zeza mbi këmishën e bardhë.
Krasniqi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.