Britney Spears është në mes të një beteje të madhe ligjore sa i përket çështjes së kujdestarisë. Për këtë arsye gjithmonë ka pasur spekulime rreth personave që menaxhojnë llogaritë e saj në rrjetet sociale. Mirëpo, postimi i ri i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se nuk është vetë Britney që poston në to.
Në llogarinë e këngëtares u postua një fotografi përpara se të hynte në vaskë, duke treguar shpinën e saj të zhveshur dhe të tonifikuar.
Ajo i kishte flokët para të kaluara në një anë dhe e mbishkroi imazhin me 3 emoji këpucësh baleti.
Fansat vunë re menjëherë diçka që s’shkonte me fotot dhe vazhduan me thirrjen “Free Britney”. Shumë filluan të spekulojnë se në të vërtetë nuk ishte Britney në foto.Reklamë
“Kush po i fotoshopon fotot e saj?” shkroi një fans. Ndërsa të tjerë këmbëngulnin që vajza në foto nuk është Britney.
Dyshimi lindi për faktin se tatuazhet e këngëtares mungonin, diçka që ndjekësit e vunë re menjëherë. Ylli i popit ka ndarë shpesh foto të saj, ku tatuazhi në pjesën e pasme të qafës dhe ai në fund të shpinës duken qartë.