Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 12:00 në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka detyruar një të mitur që të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 21.11.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.