Milani me shumë gjasë pritet t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të janarit.
Rossonerët po kalojnë nëpër një formë të keqe në këtë sezon, derisa janë pesë pikë larg zonës që dërgon prej rënies nga Serie A.
Por, skuadra italiane po mendon që në afatin e dimrit t’i bëjë disa transferime, derisa një lojtar tashmë u është vetë ofruar.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin që e kishin në huazim nga Evertoni, Gerard Deulofeu që aktualisht luan te Watfordi.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, sulmuesi spanjoll dëshiron të rikthehet në San Siro, pas eksperiencës së mirë që kaloi atje.
Mirëpo, skuadra angleze nuk do ta lejojë aq lehtë largimin e tij dhe i kërkon 35 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/