Dymbëdhjetë deve në Arabinë Saudite, janë diskualifikuar nga një garë vjetore dedikuar bukurisë së tyre.
Ky vendim erdhi pasi atyre u janë dhënë injeksione të toksinës botulinike që shërbejnë për fryerjen e buzëve, që të cilat i bënin ato të dukeshin më tërheqëse, njofton Klan Kosova.
Megjithatë një veprim të tillë nuk e mirëpriten zyrtarë të jurisë së kësaj gare, ndërsa autoritetet saudite kanë ngritur profilin e festivalit të devesë ”Mbreti Abdulaziz”, duke e zhvendosur atë nga shkretëtira në periferi të kryeqytetit, Riyadh.
Veprimtaria e këtij viti ka qenë e zhytur në skandal pas haraqit prej 31.8 milionë dollarë që disa pronarë ofruan për të mashtruar, njofton Klan Kosova.
Kriteret kryesore në spektaklin e bukurisë së devesë konsiderohen si veshë delikate dhe kokëda të zjarrtë. Por ka rregulla strikte kundër përdorimit të drogës në buzë, ose pjesëve të trupit të rruajtura ose të prera.
Këtë vit bëhet e ditur se një veteriner u kap duke kryer kirurgji plastike në to. Deveve gjithashtu iu dhanë injeksione botoksi në klinikën e tij, sipas mediave saudite.
Festivali njëmujor është më i madhi i këtij lloji dhe përfshin 30,000 deve.