Dezinfektohen 300 hyrje kolektive në Prishtinë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar procesi i dëzinfektimit dhe pajisja me ezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

KP-ja ka theksuar se kjo po bëhet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Ashtu si premtuam, sot ka filluar procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPBsë,si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, më herët janë dezinfektuar 200 ndërtesa të cilat janë nën menaxhim të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Ndërkaq edhe në Ferizaj sot janë dzinfektuar disa hyrje të ndërtesave publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme