Dezinfektohen autobusët e Trafikut Urban (Foto)

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 23:53 | Nga Ekonomia Online

Në kryeqytet tashmë kanë nisur së zbatuari masat parandaluese karshi koronavirusit.

Sonte filloi dezinfektimi i autobusëve të “Trafikut Urban” nga një kompani e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një shkrim në Facebook.

“Sonte janë dezinfektuar autobusët e Trafikut Urban si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Pa panikë, vetëm kujdes e parandalim!”, shkroi Ahmeti.

Të ngjashme