Dezinfektohet objekti i Komunës së Drenasit dhe hapësirat publike

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Drenasit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike gjatë vikendit dhe sot.

Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas e Komoran.

Po ashtu dezinfektimi bëhet dy herë në ditë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së virusit, duke respektuar vendimet dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve tjera relevante.

Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

Të ngjashme