Koorporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC) tha se është e përkushtuar që të mbështesë investimet private në Ballkan edhe pas diskutimeve të zyrtarëve të këtij institucioni për mbylljen e zyrës në Serbi.
Zyra e DFC-së është hapur në Beograd pas arritjes së Marrëveshjes për normalizim ekonomik të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
David Marchick, zyrtari kryesor operativ i DFC-së, i tha Radios Evropa e Lirë më 19 shkurt, se Banka për Zhvillim e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar për të investuar në rajon – përfshirë edhe në infrastrukturën kruciale dhe energjinë e ripërtërishme – në dritë të përpjekjeve të Kinës dhe Rusisë për të fituar ndikim në rajon.
“Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë mbi Marrëveshjen për nxitjen e investimeve me Kosovën dhe Serbinë dhe të vazhdojmë fokusim tonë të zgjeruar që nisi vitin e kaluar, me krijimin e një prezence të DFC-së jashtë Ambasadës amerikan në Beograd”, tha ai.
EMBED SHPËRNDAJE
EMBED SHPËRNDAJEThe code has been copied to your clipboard.
width px height px
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available0:000:02:000:00
Sugjerimet se udhëheqësia e re e DFC-së parashikonte mbylljen e zyrës në Beograd, si pjesë e një strategjie të re që do të rifokusonte investimet në shtetet me të ardhura të ulëta, nxiti shqetësime në mesin e avokuesve në SHBA për Ballkanin.
Endy Zemendines, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Lidershipit greko-amerikan, këshill ky që ka për synim promovimin e raporteve SHBA-Greqi, më 18 shkurt, në një letër të zyrtarëve të DFC-së dhe administratës Biden, për të avokuar kundër një mbylljeje të tillë, duke theksuar se kjo gjë do të avanconte vetëm interesat e armiqëve të Uashingtonit.
“Kjo nuk është kohë për të krijuar konfuzion sa i përket përkushtimit të SHBA-së në rajon (Ballkan dhe Egje). Rusët dhe Kina do të jenë përfituesit e vetëm nga reduktimi i prezencës së DFC-së”, tha ai në letër, kopjen e së cilës, REL-i e ka parë.
“Ne presim që të dëgjojmë nga udhëheqësia e re e DFC-së që publikisht të tregojë përkushtimin e saj për një mbështetje të vazhdueshme në Egje dhe Ballkan Perëndimor, duke përfshirë dhënien e një zotimi që ta mbajë të hapur zyrën në Beograd”, thuhet në letrn e Zemendinesit.
Marchick, që punoi në rindërtimin e Ballkanit pas luftërave në Bosnje në vitet e 90-ta, tha se zyrtarët e DFC-së në Uashington do të vazhdojnë të punojnë me stafin e ambasadës dhe të tjerët për të identifikuar mundësitë e investimeve në rajon.
Ish-zyrtarë të DFC-së, në kushte anonimiteti, i treguan REL-it se ka pasur tensione brenda këtij institucioni në mes atyre që donin që investimet të përqendroheshin në shtetet me të ardhura të ulëta, siç janë ato në Azinë Juglindore dhe Afrikë, dhe atyre të cilët besojnë se duhet të investohet në projekte në shtetet me të ardhura të mesme dhe të larta, që promovojnë synimet e politikës së jashtme amerikane.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, më 2018 autorizoi krijimin e DFC-së, me përmasa më të vogla, por duke pasur për bazë Korporatën e Jashtme Private të Investimeve (OPIC) – që është krijuar para 50 vjetësh – në mënyrë që të konkurrojë më mirë me Kinën lidhur me ndikimin në vendet në zhvillim. Shumë nga zyrtarët e lartë të DFC-së janë ish-punonjës të OPIC-ut.
Kina ka shpenzuar dhjetëra miliardë dollarë në projektet infrastrukturore dhe në fushën e energjisë në shtetet në zhvillim, përfshirë Ballkanin, përmes iniciativës “Rruga dhe Brezi”, teksa kërkon që të zgjerojë ndikimin e saj gjeopolitik dhe të sfidojë dominimin global të SHBA-së.
Trumpi zgjeroi fuqitë financiare të bankës, duke autorizuar që ajo të japë deri në 60 miliardë dollarë hua, të ofrojë garanci të kredive dhe sigurime për kompanitë që janë të gatshme të bëjnë biznes në shtetet që kanë një profil më të lartë të rrezikut.
Një ligj më 2019, i hapi rrugë DFC-së që të investojë në projektet strategjike në fushën energjisë në vendet me të ardhura më të larta, siç është Greqia, që konsiderohet si një portë për në rajonin strategjik të Ballkanit Perëndimor.
SHBA-ja po ashtu po tentojnë të zvogëlojnë varësinë e Ballkanit për energjinë nga Rusia.