Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, takime për projektin e ishullit të Sazanit

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga një delegacion, vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, sapo kanë mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur me një delegacion në zonën e ujit të ftohtë Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Kushner ka një projekt për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Për këtë ata po bashkëpunojnë me shtetin shqiptari, i cili ka krijuar edhe një kompani, “Albanian State Development & Real Estate”, që do të jetë aksionare në resortin turistik që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit, shkruan A2 CNN.

Nga një ish-bazë ushtarake e kohës së komunizmit, Sazani është në prag të një transformimi rrënjësor. Një ishull i mbuluar prej dekadash nga heshtja, tani pritet të ndriçojë në hartën globale të turizmit elitar – mes interesave amerikane, pasurive shqiptare dhe sfidës për zhvillim të qëndrueshëm.

Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, takime

Siguri e lartë për vajzën dhe dhëndrin e Presidentit Trump gjatë vizitës në vlorë.

Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner, e mori statusin e Investitorit Strategjik në vitin 2024. Sipas këtij vendimi, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8% të ishullit, ose në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga ky projekt pritet të punësohen mbi një mijë persona.

Pak javë më parë, Kushner u tërhoq nga një projekt zhvillimi në Beograd, ku parashikohej të ndërtohej një hotel luksoz në kryeqytetin serb. 

Të ngjashme