Dhërmi, brenda vilës ku po pushon Edi Rama

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 11:35 | Nga

Kryeministri Edi Rama, në gjurmët e paraardhësit të tij, i pëlqen që vapën e gushtit ta kalojë në Dhërmi. Aty i mëson notin Zahos, aty pret edhe mikun e largët Tony Blair, aty përcjell lajmet dhe skenarët për koalicionin me Ilir Metën, aty pushon e mendon për të ardhmen e vendit.

Por ndryshe nga Sali Berisha, kryeministri Rama nuk mund të veronte në një vilë që ishte larg standarteve të tij. Kështu qeveria zgjidhi dhe qesen dhe vjet nisi rikonstruksioni i vilës qeveritare, që tashmë ka përfunduar. Këtë vit, aty kaloi pushimet edhe presidenti Nishani, ndërsa këto ditë aty është vendosur familja Rama.

Lapsi.al mundi të fotografojë disa nga ambientet e kësaj vile, të ribërë sipas shijeve të kryeministrit Rama.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme