45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.
Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë:
Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. 🇦🇱 është pranë 🇲🇰 në këtë moment të vështirë! @Bujar_O @SvetlanStoev @MFA_MKD
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) November 23, 2021