Donald Trump e quajti ish-drejtorin e FBI-së, James Comey një mi para se t’a pushonte nga puna, u bë konfuz lidhur me racistët e ‘Ku Klux Klan’ (KKK) dhe u beson më shumë grave se burruave, sipas një libri të ri kontravers.
Libri “Fire and Fury” (Zjarr dhe Tërbim) i gazetarit Michael Wolff gjithashtu thotë se presidenti preferon të marrë në telefon shokët e tij miliarderë gjatë natës.
Trump pretendon se nuk ka folur kurrë me Wolff dhe për këtë libër është shprehur se “është i mbushur me gënjeshtra, keqinterpretime dhe burime që nuk ekzistojnë”. Por, autori i ka qëndruar pranë dhe këmbëngul se ky president nuk është i besueshëm.
Këtu është ekstrakti i 10 momenteve të Doland Trump që kanë habitur më shumë lexuesit, nga portreti i gazetarit Wolff brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump:
1) Trump nuk e di se në çfarë konsiston Ku Klux Klan (KKK)
Pasi protestat raciste në Charlottesville rezultuan vdekjeprurëse në gusht, Trump u shpreh se ka “urrejtje, fanatizëm dhe dhunë në shumë anë”. Menjëherë ai u sulmua rëndë për këto fjalë, duke mos dënuar bindshëm racistët që ishin nën akuzë për protestat dhe grupet e urrejtjes si KKK.
Në një deklaratë televizive, ai i quajti racistët të ligj dhe i tha vendit se “ne duhet të rigjejmë lidhjet që na bëjnë bashkë si amerikanë”. Por, Wolff pretendon se Trump e ka ende të vështirë të kuptojë se çfarë ndodhi ato ditë në protesta.
Shkëputur nga libri: “Privatisht, ai përpiqej të racionalizonte pse dikush do të bëhej pjesë e KKK-së, pasi ndoshta ai/ajo nuk besonte atë çka eson KKK-ja, dhe KKK vetë nuk ka të njëjtat bindje si më parë, dhe gjithësesi, kush e di tamam se çfarë beson tani KKK-ja? Në fakt, Trump tha, se babai i tij është akuzuar se ishte pjesë e KKK-së, dhe kjo nuk ishte e vërtetë. (shënimi i autorit: Në fakt, po, ishte e vërtetë)” (Fq. 294)
2) Jared Kushner dhe Ivanka Trump ishin të tmerruar nga drejtuesi i atëhershëm i FBI-së, James Comey
Në këtë libër thuhet se Donald Trump e quajti Comeyn një mi, ndërsa ish-stretegu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon supozohet se i ka thënë autorit të librit, Wolff, se Ivanka Trump ishte e tmerruar lidhur me çfarë mund të zbulonte hetimi i FBI-së për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane.
“Fëmijët”, Jared dhe Ivanka”, shfaqeshin gjithnjë e më në panik kur hetimi i FBI-së po shkonte nga ndërhyrja e rusëve në zgjedhje, tek financat e familjes presidenciale.
Në libër thuhet se Kushner është përpjekur për të shkarkuar James Comeyn, të cilin Trump, më pas, dyshohet se e kreu pa ndihmësit e tij të lartë.
Sipas autorit të librit, Donald Trump dëshironte që njerëzit të besonin se ai, në një tentativë për të treguar forcën, shkarkoi drejtorin e FBI-së për arsye personale.
Shkëputur nga libri: “Presidenti, për të shmangur përqafimin e procesit konvencional… thjesht eliminoi të gjithë të tjerët nga procesi i tij. Për pjesën më të madhe të ditës, askush nuk e dinte se presidenti kishte vendosur të vepronte i vetëm. Në rrjetet presidenciale, shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey, mund të jetë lëvizja më konsekuente e bërë ndonjëherë nga një president modern që vepron tërësisht i vetëm.” (Fq. 214)
3) Trump u mburr se krijoi një grusht shteti në Arabinë Saudite
Në udhëtimin e parë jashtë vendit, Trump vizitoi Arabinë Saudite ku siguroi një marrëveshje armësh prej 110 miliard dollarësh për SHBA-në. Sauditët organizuan një festë 75-milion dollarëshe në nder të Trump dhe familjen e presidentit e shoqëruan me makina golfi prej floriri.
Sipas librit, pavarësisht se kishte një marrëdhënie të gjatë me princin e kurorës Saudite, Mohammed bin Nayef, Jared Kushner krijoi kontakt dhe marrëdhënie edhe me 32-vjeçarin Mohammed bin Salman.
Salman-i po e përdorte këtë përqafim të Trump si pjesë të lojës së tij për pushtet në Arabinë Saudite disa javë më vonë.
Shkëputur nga libri: “Pak javë pas udhëtimit, Salman-i detyroi kushuririn e tij bin Nayef të hiqte dorë nga tituli i Princit të Kurorës Saudite, të cilën Salman do t’a merrte më pas për vete. Trump do i tregoi miqve të tij se ai dhe Jared kishin krijuar një grusht shteti në Arabinë Saudite: ‘Kemi vënë njeriun tonë atje në krye’ ” (Fq. 231)
4) Trump u beson më shumë grave se burrave
Ndonëse Trump e demonstron atë që Wolff e quan ‘seksizëm’, ai thuhet që të jetë shumë më i afërt me gratë se burrat në ambientet e punës.
Sipas librit, Trump u beson grave, ndërsa burrat i mban larg në gjatësinë e krahut.
Shkëputur nga libri: “Gratë, sipas Trump, ishin thjesht më besnike se burrat. Burrat mund të jenë më të fuqishëm dhe kompetentë, por gjithashtu kishin më shumë gjasa që të kishin edhe axhendat e tyre. Gratë, sipas natyrës së tyre, ose të paktën versionin e Trump-it për natyrën e tyre, kishin më shumë gjasa që të përqëndroheshin tek një njeri. Një njeri si Trump.” (Fq. 200)
5) Steve Bannon u përpoq të dëbojë McMaster-in në Afganistan
Në kohën që ishte ende në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon thuhet se u zemërua gjithnjë e më shumë me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, HR McMaster, lidhur me pikëpamjet e këtij të fundit për luftën 16-vjeçare në Afganistan.
Sipas librit, Bannon e shihte gjeneralin McMaster si të lidhur ngushtë me liberalët dhe republikanëve që i përkasin establishmentit (të vjetër),
Shkëputur nga libri: “McMaster dëshiron të dërgojë më shumë trupa në Afganistan, kështu që ne do të dërgojmë atë vetë” – tha Bannon. Në skenarin e tij, Trump do t’i jepte gjeneralit McMaster një yll të katërt nderi dhe do t’a ‘promovonte’ atë si komandant të lartë ushtarak në Afganistan.”(Fq. 265)
6) Trump refuzoi emërimin e John Bolton sepse kishte mustaqe
Ka pasur shumë spekulime se Trump nuk i ka dashur asnjëherë qimet në fytyrën e John Bolton dhe kjo mund t’i ketë pakësuar shanset e ish-ambasadorit për t’u emëruar sekretar i shtetit. Wolff e mbështet këtë arsyetim në librin e tij, kur citon Bannon. Në një bisedë gjatë një darke me drejtuesin televiziv, Roger Alies, të dy bisedonin për emrat e ardhshëm të kabinetit të Trump.
Shkëputur nga libri: “Mustaqet e Bolton janë problem” – zgërdhihej Bannon – “Trump nuk duket se e ka me qejf atë pjesë. Pastaj ti e di, që Bolton është pak i vështirë”
Wolff shkruan se Ailes dhe Bolton kishin pasur disa probleme në një hotel, ku kishin pasur një sherr për shkak të ngacmimit të disa femrave. Banon e komentoi kështu këtë ngjarje:
“Nëse ia them Trump këtë, (Bolton) ka mundësi që e kap atë post” (Fq. 85)
7) Trump ha McDonald’s sepse ka frikë se mos e helmojnë
Sipas librit, Donald Trump i ka vënë rregulla strikte stafit të Shtëpisë së Bardhë që të mos i prekin gjërat e tij personale, ne veçanti furçën e tij të dhëmbëve. Presidenti preferon të mos i lëvizë sendet e tij aty ku i ka lënë – madje edhe kur bëhet fjalët për rrobat e palara, të hedhura në dysheme.
Këto rregulla, shkruan Wolff, janë pasojë e frikës së tij nga një tentativë për ta helmuar.
Shkëputur nga libri: “Ai vuante prej kohësh nga frika e helmimit, një arsye kjo që hante tek McDonald’s- askush nuk e dinte se ai do të vinte dhe ushqimi përgatitej i sigurtë.” (Fq. 85)
8) Presidenti kërkoi ta mbyllte derën me çelës
Përveçse kërkoi dy televizorë në dhomën e gjumit, Trump e prishi traditën në Shtëpinë e Bardhë dhe kërkoi çelësin për ta mbyllur dhomën. Ai është presidenti i parë që nga koha e Xhon Kenedit, që fle në një dhomë të ndarë nga bashkëshortja e tij.
Shkëputur nga libri: “Në ditët e para porositi dy plazma shtesë për dhomën e gjumit, veç asaj që ishte tashmë dhe një çelës për derën. Menjëherë u krijua përballja me Shërbimet Sekrete që kërkuan që edhe ata të kenë akses në dhomë.” (Fq. 84)
9) Trump mësoi çfarë ndodhi me sulmin kimik në Siri nga një prezantim në PowerPoint, të përgatitur nga Ivanka
Administrata Trump mori vlerësim për një sulm me raketa kundër bazës ajrore në Siri, pasi u njoftua për një sulm të dyshuar me armë kimike në Prill.
Por Wolff hamendëson se sulmi amerikan nuk ka të bëjë shumë me këshillat e McMaster (Këshilltari për sigurinë kombëtare) sesa me një prezantim me figura të Ivanka Trump, që i tregoi foto të sulmit kimik në Khan Sheikhoun, qytetin e marrë nga rebelët.
“Ivanka e ishte kuptuar prej kohësh si ta bindte të atin. Duhej ta ngacmonte ndjenjat e tij. Kur dy gratë nisën të shfaqnin prezantimin, ai iu rikthye disa herë fotove. Ishte i fiksuar tek pamjet.
Kur panë reagimin e presidentit, Bannon pa edhe si i shkrihej e gjithë teoria e Trumpizmit para syve të tij. Sepse Trump- pavarësisht rezistencës së tij të brendshme ndaj estabilishmentit që mbronte b*thën e vet apo ekspertizës standarte të politikës së jashtme që e kishte future vendin në luftëra të pashpresa- ishte i prekur. Pasi pa ato foto të tmerrshme, ai menjëherë u ngujua në një kënvështrim të pandryshueshëm: Do të ishte jashtë mendjes për të që të mos bënte diçka.” (Fq. 191)
10) Ndihmësit e lartë të Presidentit vënë në dyshim inteligjencën e tij
Tema më e trajtuar në libër, sipas asaj që shkruan Wolff, është ajo që, edhe njerëzit më të afërt të Donald Trump vënë në dyshim inteligjencën dhe aftësinë e tij për të drejtuar vendin.
Kushdo që kishte të bënte me të, e kishte të pamundur të mos e shprehte faktin e pakontestueshëm që presidenti nuk kishte njohuri të mjaftueshme, nuk donte t’ia dinte shumë dhe për më shumë, ishte besimplotë dhe i sigurtë në njohuritë e tij të padiskutueshme.
Shkëputur nga libri: “Për Steve Mnuchin dhe Reince Priebus, ai ishte një “idiot”. Për Gary Cohn, ai ishte aq “budalla sa një m*t” dhe për McMaster ishte një “trap”. Lista s’kishte të mbaruar.” (Fq. 304)
BBC, përktheu në shqip LAPSI.AL