Dhjetë kandidatë kanë aplikuar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 15:33 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi kanë aplikuar për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se të gjithë këta plotësojnë kushtet e parashikuara, por që ata do t’i nënshtrohen testit me shkrim e intervisitimit, raporton Ekonomia Online.

Testi u vendos të mbahet të hënën ndërsa intervistimi të martën e javës së ardhshme.

“Të gjithë këta i plotësojnë kushtet për tu zgjedhur gjyqtar në Gjykatën kushtetuese dhe do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. Plani i mëtejmë caktimi i datës së intervistës me shkrim dhe me gojë në bazë të rezultateve të intervistës përbëhet lista e ngushtë prej 5 kandidatëve”.

“Të hënën e ardhshme propozoj që në ora 10 të mbahet testimi me shkrim dhe më 11 d.m.th të martën në orën 10 intervistimi me gojë”.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, tha se parimisht sekretariati është dashtë me u marr me çështjen e plotësimit të kritereve, ngase ende janë duke pritur dokumentacion.

“…pajtohem që në parim duhet t’i kalojmë ato që i kemi përpara unë thash se sekretariati në ndërkohë të kërkoj aty ku ka pasur mangësi të njoftohemi që personat nuk kanë arritur të sjellin dokumentet shtesë që janë kërkuar sepse më kanë thënë që ende po presin dokumentacion”.

Deputeti i Nisma për Kosovë, Bilall Sherifi, tha se shqyrtimi i plotësimit të kritereve nuk do të duhej të ishte çështje e komisionit.

“Mendoj që aspekti i shqyrtimit të plotësimit të kritereve nuk do te duhej të ishte çështje e komisionit. Sepse të kërkohet nga deputetët të verifikoj validitetin e dokumenteve do të ishte absurde dhe komisioni të mblidhet atëherë kur sekretariati vërteton plotësimin e kritereve”.

Edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është joadekuate që komisioni ta shqyrtojmë çështjen e dokumentacionit.

“Sipas ligjit neve po na kërkohet që ne t’i shqyrtojmë  edhe këto”, tha ai raporton EO.

Veseli ka propozuar që Arta Rama-Hajrizi të marrë përsipër përcaktimin e pyetjeve për testin me shkrim. Të gjithë anëtarët e komisionit u pajtuan për këtë pikë.

Komisioni ka kërkuar nga sekretaria e Kuvendit që të kërkoj nga kandidatët që deri në datën e testit me shkrim të sjelli dokumentacionin që vërteton pretendimet e tyre.

Të ngjashme