Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Behgjet Pacolli e Iliri Deda janë në “top 10- shen” e listës së kandidatëve për deputet të koalicionit LDK-AKR -Alternativa.
Megjithëse ende nuk ka filluar numërimi i votave të kandidatëve të partive politike në KQZ, Komisionet zgjedhore të degëve të partive politike tashmë I kanë rezultatet paraprake dhe tashmë dihet edhe “top 10-shja” e parë e secilës parti politike.
Siç mëson Botapress, nga disa komisione zgjedhore të disa degëve të partive politike, tashmë dihet se Vjosa Osmani është kandidatja e dytë më e votuar në LDK pas Avdullah Hotit, ndërkaq edhe “prurjet e reja” në LDK kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme jo vetëm për t’u bërë deputetë por edhe për të hyrë në dhjetëshen e parë të më të votuarve në listën e LDK-së.
Kështu duke u bazuar në një listë që ka siguruar Botapress, nga Dega e IV e LDK-së del se kandidati më i votuar është Avdullah Hoti me 4 534 vota, Vjosa Osmani me 3 050 vota, Lumir Abdixhiku me 2437 vota, Driton Selmanaj me 1 403 vota, Behgjet Pacolli me 1 940 vota, Mimoza Kusari-Lila me 1 388 vota, Ilir Deda me 1 396 vota, Anton Quni me 946 vota, Kujtim Shala me 744 vota dhe Ismet Beqiri me 685 vota.