Dhjetë kuriozitete rreth FBI-së

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

J. Edgar Hoover, drejtori i FBI-së nga viti 1935 deri në vdekjen e tij në vitin 1972, mbetet lideri më jetëgjatë i një agjencie ekzekutive në historinë e SHBA-së. Lexoni disa fakte interesante rreth agjencisë që Hoover i dha formë dhe e drejtoi për gati 5 dekada.

Falë Hoover, drejtorët e FBI-së tani janë me afat të kufizuar

J. Edgar e nisi punën e tij të parë me Departamentin e Drejtësisë në vitin 1917 në moshën 22-vjeçare dhe në vitin 1924, ai u bë kreu i paraardhësit të FBI-së, Byrosë së Hetimeve. Kur Hoover vdiq në moshën 77 vjeçare, ai kishte kaluar 62% të jetës së tij në krye të shërbimit. Ndërsa tani drejtorët e FBI-së nuk mundë të drejtojnë më shumë se 10 vjet.

Lista e “10 më të kërkuarve” nëse kapen

Fushata e parë me listën e 10 më të kërkuarave të FBI-së erdhi në vitin 1950 kur një reporter i kërkoi agjencisë emrat dhe përshkrimet për personat më të rrezikshëm. Artikulli tërhoqi shumë vëmendje, sa që Hoover vendosi të nxjerrë një listë zyrtare çdo vit.

Byroja Federale e Investigimit (FBI) nuk ka pasur gjithnjë këtë emër

Kur Prokurori i Përgjithshëm Charles Bonaparte rekrutoi ish-detektivët dhe anëtarët e Shërbimit Sekret për një korpus të ri të hetuesve federale në vitin 1908, ai iu referua asaj si një “forcë agjentësh specialë”. Pasardhësi i Bonapartit, George Wickersham, e quajti Byroja e Hetimeve (BOI) vitin e ardhshëm. Në pranverën e vitit 1933, BOI u përfshi në Divizionin e sapoformuar të Hetimeve (DOI), së cilës iu dha emri që ka edhe sot në vitin 1935.

Hoover nuk lejonte femrat

Në vitin 1920, tre femra, Alaska Davidson, Jessie Duckstein dhe Lenore Houston, shërbyen si agjente të FBI-së. Asnjëra nga këto nuk u punësua gjatë mandatit të J. Edgar Hoover, i cili thuhet se u kërkonte punonjësve femra të vishnin funde ose fustane dhe ndalonte pirjen e duhanit nëpër zyra.

Valter Valsh është ish-agjenti më i vjetër i FBI-së gjallë

Një qitës i aftë, Valter iu bashkua zyrës në vitin 1934 dhe shumë shpejtë u përfshi në rastet më famëkeqe të epokës. Ai vrau gangsterin Al Brady gjatë një shkëmbimi zjarri në vitin 1937. Valsh mori leje nga puna për të shërbyer në Luftën e Dytë Botërore pasa se të kthehej tek FBI në vitin 1947.

FBI njëherë kaloi dy vjet duke hetuar një këngë

Gjatë viteve 1960, analistët në laboratorët e FBI-së kaluan më shumë se dy vjet duke hetuar tekstin e këngës hip pop “Louie Louie” të Kingsmen. Kjo për shkak se pati thashetheme se në tekstin e këngës kishte gjuhë pornografike, dhe shumë prindër shkuan tek autoritetet qeveritare për të shprehur zemërimin e tyre.

Byroja kishte një nga njësitë e vjedhjes së artit të parë në botë

Pas vitesh hetimi në fushën e vjedhjes së artit, në vitin 2004 FBI krijoi një skuadër të ngarkuar me zgjidhjen e këtij lloj krimi. Anëtarët e saj, që kanë aftësi të identifikojnë vepra false, kanë rimarrë më shumë se 2600 vepra të vjedhura me një vlerë që shkon në 150 mln dollarë.

FBI ka zhargonin e vet

Jo çuditërisht, FBI ka përdorur historikisht zhargonin e saj, akronimet dhe shkurtesat, disa prej të cilave kanë dalë në publik. Për shembull, “agjentët e tullave” janë hetuesit që punojnë në rrugë, një “UNSUB” është një objekt i panjohur, “Bucars” janë automjetet që përdoren nga agjencia

FBI-ja njëherë hetoi perceptimin jashtëshqisor

Në fund të viteve ’50, FBI pa si mundësi përdorjen e perceptimit jashtëshqisor (ESP) si mjet spiunazhi, sipas dosjeve të deklasifkuara nga agjencia në prill të vitit 2001. Në vitin 1960 byroja hoqi dorë pasi nuk zbuloi asnjë mbështetje shkencore për potencialin e saj.

Sot një nga laboratorët më të mëdha të krimit në botë, FBI e nisi nga zero

Në fakt, në vitin 1932 ishte një operacion nga një njeri i vetëm në një dhomë ku pihej duhan. Ishte një teknik i vetëm, agjenti special Charles Appel, që përdori një mikroskop, një çantë përgjimi dhe kimikate për të zbuluar shkrimin e dorës. Brenda pak vitesh ekspertë shtesë iu bashkuan ekipit dhe FBI u bë një nga forcat policore më me famë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme