Dhjetë pacientë të sëmurë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë po trajtohen me okisgjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë tashmë veçse janë shëruar nga virusi korona.
“2 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 10 pacientë me Covid-19 dhe nga këta 4 pacientë janë në Oksigjeno terapi”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.