Së paku dhjetë persona kanë vdekur nga shpërthimi i një cilindri të gazit në një shtëpi në rajonin verior indian, Uttar Pradesh. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët indianë.
Shpërthimi i gypit ndodhi në një shtëpi dykatëshe, e cila u shemb nga fuqia e madhe e shpërthimit dhe i zuri nën rrënoja viktimat.
Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar, ndërsa zyrtarët dyshojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak se mund të ketë më shumë njerëz të ngujuar nën rrënoja.
Fqinjët thanë për mediet lokale se e kanë dëgjuar një shpërthim të madh dhe se shtëpia u përfshi nga zjarri pak kohë pas shpërthimit.
Yogi Adityanath, udhëheqës i ministrave në rajonin Uttar Pradesh, ka dhënë urdhër që të zhvillohen hetime për shkaktarin e kësaj tragjedie.
Një zëdhënës i qeverisë rajonale tha: “Ai i ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i ka udhëzuar të gjithë zyrtarët që ta ofrojnë tërë ndihmën e mundshme për shpëtim dhe mjekim të personave të lënduar”, shkruan “BBC”.