Në të katër skajet e planetit ka ujëvara madhështore dhe “katedrale” ujore, në të cilat natyra ofron spektakël mahnitës. “Shqip” transmeton dhjetë sosh, të gjitha për t’u admiruar.
Angel Salto – Venezuelë – Është ujëvara më e lartë në botë: uji kërcen prej 979 metrash. Ajo ndodhet përgjatë lumit Carrao dhe uji prek tokën në rrafshin e quajtur Auya-Tepui, ose “mali i perëndisë së keqe”.
Niagara – SHBA-Kanada – Kjo kaskadë është ndoshta më e famshmja në botë, e njohur nga një film i famshëm i vitit 1953 me Marilyn Monroe. Vargu i ujëvarave këtu nuk është shumë i lartë, pasi “vetëm” 52 metra kërcen uji, por frontet e tyre janë ndër më të mëdhenjtë në planet.
Ujërat e Iguazës – Brazil-Argjentinë – Në kufirin ndërmjet dy shteteve të Amerikës së Jugut, ato konsiderohen si ujëvarat më të bukura në botë. Ato përbëhen nga një sistem prej 275 rrëkenjsh, me lartësi deri në 70 metra, brenda një gryke spektakolare.
Salto Kukenan – Venezuelë – Një ujëvarë e madhe prej 670 metrash me një rrëke uji të vetme dhe konsiderohet e dyta më e lartë në Tokë. E ka vendodhjen në rajonin Kukenan.
Ujëvara Viktoria- Zambia – Vendasit e quajnë atë “tymi që gjëmon”. Kjo ujëvarë ka një lartësi prej rreth 128 metra, por në muajt e parë të vitit, në fund të sezonit të shirave mjegulla pushton ujëvarën deri në një mijë metra, duke e fshehur shfaqjen e ujit vërshëllues nga objektivi.
Kaskada Jog – Indi – Ato janë të formuara nga lumi Sharavati në Indi dhe kanë një lartësi prej 829 metra. Janë ndër më të mëdhatë në Azi dhe bëhen veçanërisht spektakolare nga gushti deri në tetor, muaj kur ato janë veçanërisht të pasura me ujë.
Ujëvara Nachi – Japoni – Është ujëvara më e lartë në Japoni me 133 metra lartësi dhe 13 gjerësi. Ajo është e vendosur në luginën me të njëjtin emër, të zhytur në një natyrë spektakolare. Ujëvara ndodhet jo larg nga tempulli Hirou-jinja. Vetë ujëvara konsiderohet e shenjtë dhe marrja e llakut të saj konsiderohet shenjë e dëshirave të mira dhe jetës së gjatë.
Dettifoss – Islandë – Më e madhja në Evropë. Emri i saj do të thotë “Uji që rrënon” dhe me vend e përshkruan shtytja me të cilën uji i lumit Jökulsá á Fjöllum derdhet në grykën më poshtë.
Kjelfossen – Norvegji – Kjo ujëvarë, ndër më të lartat në Evropë, arrin një lartësi prej rreth 705 m, të ndarë në disa rrëke, por lartësia e saj në përgjithësi nuk është llogaritur me saktësi.
Kaksada E Serios – Itali – Me 315 metra dhe gryka për kërcim të trefishtë, janë më të lartat në Itali dhe e dyta në Evropë. Rrjeti i ujëvarave është i vendosur në Valseriana, në provincën e Bergamos. Ujëvarat janë të dukshme vetëm në disa ditë çdo vit dhe kanë një legjendë të tyren.