Dhjetëra protestues e 12 policë të vrarë në Kazakitan, një polici i prehet koka

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra protestues dhe 12 policë raportohet të jenë vrarë gjatë protestave të dhunshme anti-qeveritare në Kazakistan. Autoritetet e shtetit të madh aziatik thanë se një polic është gjetur me kokë të prerë.

Gjatë natës pati përpjekje për sulm ndaj ndërtesave në qytetin më të madh të vendit, Almaty, dhe “dhjetëra sulmues janë likuiduar”, tha zëdhënësja policisë, Saltanat Azirbek. Përpjekjet për sulm ndaj ndërtesave tjera erdhën pas sulmit ndaj zyrës së kryetarit të qytetit, të cilës iu vu zjarri.

Kanali shtetëror televiziv, Khabar-24, e citoi zyrën e komandantit të ketë thënë se përpos 12 policëve të vrarë, 353 të tjerë kanë pësuar lëndime, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

CSTO-ja, aleancë rajonale ushtarake e udhëhequr nga Rusia, tha të enjten se do të dërgojë trupa paqeruajtëse në Kazakistan pas kërkesës së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev. Protestat në Kazakistan nisën të dielën kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Protestat nisën në perëndim të vendit, por u përhapën edhe në Almaty e në kryeqytetin Nur-Sultan.

Të mërkurën, presidenti kazak u zotua se do të marrë masa të ashpra për ta shtypur kryengritjen dhe shpalli gjendje emergjente dyjavore për tërë vendin, duke e zgjeruar atë që fillimisht ishte shpallur vetëm në disa zona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme