Ekonomia Online
FUNDIT

Dhjetëra shqiptarë bëjnë homazhe në nderim të viktimave në Vjenë

Dhjetëra shqiptarë bëjnë homazhe në nderim të viktimave në Vjenë

Dhjetëra shqiptarë kanë bërë sonte homazhe në Vjenë, në nderim të katër viktimave, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook. “Me dhjetëra shqiptarë në Vjenë sonte bëmë homazhe në nderim të viktimave të 2 nëntorit. Secila pikë ku është gjuajtur […]

Dhjetëra shqiptarë kanë bërë sonte homazhe në Vjenë, në nderim të katër viktimave, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Me dhjetëra shqiptarë në Vjenë sonte bëmë homazhe në nderim të viktimave të 2 nëntorit. Secila pikë ku është gjuajtur i mban lulet e solidaritetit dhe flakën e shpresës se ngjarja e shëmtuar ishte e fundit.
Bashkëndjejmë dhimbjen. E dënojmë terrorin dhe urrejtjen. Paqja është qëllimi ynë.”, ka shkruar ajo.

Të hënë kryeqyteti austriak u terrorizuar pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, në qendër të qytetit.

Fotografitë e postuara nga Tinka Kurti mund t’i gjeni më poshtë.

Të ngjashme