Ligjvënësi opozitar armen, Nikol Pashinian edhe njëherë ka refuzuar thirrjet e kryeministrit, Serzh Sarkisian për bisedime, në mënyrë që t’u jepet fund protesave kundër zgjedhjes së tij.
Protestat në Jerevan tashmë kanë hyrë në ditën e nëntë rresht.
Polia ka thënë se sot ka arrestuar 62 persona që po protestonin në rrugët e kryeqytetit armen.
Përderisa protestuesit kanë marshuar dhe kanë brohoritur slogane, të tilla si “Merrni qëndrim, thuani jo Serzhit”, thirrjet e kryeministrit Sarkisian për dialog, duket se kanë hasur në vesh të shurdhër.
Protestuesit po kundërshtojnë ndryshimin e sistemit politik në vend, që i mundëson Sarkisian të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, edhe pas 10-vjet shërbimi në postin e presidentit.