Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një rezolutë që përcakton veprimet e shtetit Burma kundër myslimanëve Rohingya si “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit”.
Kjo Dhomë i ka bërë thirrje Departamentit amerikan të Shtetit që më 13 dhjetor të miratojë një urdhër përfundimtar dhe të vendosë sanksione ndaj personave që janë përgjegjës për veprimet kundër Rohingyave.
Rezoluta është miratuar me 395 vota nga të dyja partitë, teksa vetëm një republikan ka kundërshtuar këtë masë.
Kombet e Bashkuara kanë klasifikuar dëbimet e qindra mijëra refugjatëve nga shtëpitë e tyre si “gjenocid”.
Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë detyruar të largohen në Bangladeshi për shkak të veprimeve të ushtrisë së Mianmarit nga gushti i vitit 2017.
Burma, e njohur edhe si Mianmar, që është e banuar me shumicë budiste, mohon pretendimet për spastrim entik dhe ka deklaruar vazhdimisht se forcat e sigurisë vetëm i janë përgjigjur sulmeve të militantëve dhe nuk kanë shënjestruar ndonjëherë civilët.
Liderja e këtij shteti, Aung San Suu Ky, e nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, për shkak të luftës së saj për demokraci, është përballur me kritika për krizën rreth myslimanëve Rohingya dhe shumë organizata i kanë tërhequr çmimet që i kanë ndarë më parë.