Ligjvënësit amerikanë mbajnë seancë për hetimin ndaj Donald Trump

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë po mban seancën e parë dëgjimore publike lidhur me hetimin për votën e mosbesimit ndaj Presidentit Donald Trump, në Uashington.

Trump po akuzohet se ishte përpjekur të bëjë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden, por ai po mohon të ketë bërë diçka gabim.

Në hapjen e kësaj seance demokrati Adam Schiff tha se faktet nuk janë kontestuar seriozisht, por republikani Devin Nunes vlerësoi se është abuzuar me terë procesin.

Ndërsa diplomati i lartë George Kent, u tha ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve se avokati i Trump Rudy, Giuliani, u përpoq të “njollosë” zyrtarët amerikanë në Ukrainë.

Përveç Kent, sot do të dëshmojë edhe diplomati i lartë amerikan Bill Taylor.

Ky hetim mund të përfundoj me largimin e Donald Trump nga posti i presidentit – kjo nëse Dhoma e Përfaqësuesve e gjen atë fajtor dhe Senati e dënon.Klan.Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme