Dhoma e Përfaqësuesve voton pro publikimit të dosjeve “Epstein”

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar me shumicë dërrmuese për ta detyruar Departamentin e Drejtësisë që të publikojë të gjitha dosjet e tij të “Jeffrey Epstein”.

Pro projektligjit ishin 427 vota për dhe 1 kundër.

Ky projektligj tani do të duhet të kalojë një votim në Senat përpara se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë në ligj, raporton BBC.

Viktimat e Epstein kanë folur në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA-së para votimit.

Annie Farmer ka thënë se ato kanë vuajtur “tradhti institucionale” për vite me radhë.

Donald Trumpi ka bërë thirrje ditë më parë që partia e tij të votojë për publikimin e dosjeve.

Trumpi ka thënë më parë se i kishte prerë lidhjet me Epstein shumë vite më parë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin seksual dhe trafikimin e Epstein.

Të ngjashme